Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Skënderaj.
Dy person të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, njëri dyshohet se lëndimet i ka nga një mjet i mprehtë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pajojë e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë. Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”ka theksuar Zahiti.