Ministrja e Ekonomisë së Republikës të Kosovës, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Skënderaji është pajisur me rrjetin prej 5G.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli bëri të ditur se Skënderaji është qyteti i dytë pas Drenasit që pajiset me këtë rrjet.
“Pas Drenasit, Skenderaj me 5g e rajoni me 4g+ që nga kjo javë! Punë e shkëlqyeshme e VALA – Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli. /TelegramNews/