Ekskluzive: Si emërohen dhe shkarkohen bordet e ndërmarrjeve publike direkt nga Albin Kurti dhe Artane Rizvanolli

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë në Qeverinë Kurti 2 Artane Rizvanolli, janë të implikuar  direkt në emërimin dhe shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës Telegram News, Dejona Mihali kryetare e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV) është e ngarkuar me dosjet partiake, historitë dhe lëvizjet militanteske, deputetëve dhe të gjithë zyrtarëve të LVV-së dhe cilësohet si truri i LVV-së.

Kështu thotë nën përgjegjësi të plotë  morale, politike dhe materiale, njëri ndër  gjashtë ish-drejtorët e shkarkuar të ndërmarrjes publike “Infrakos”, Selatin Retkoceri,  Magjistër i shkencave ekonomike, ekspert për kontabilitet e financa, ekspert i çertifikuar ndërkombëtar në menaxhim të projekteve, trajner ndërkombëtar për menaxhim të projekteve, ekspert financiar gjyqësor dhe bartës i shumë funksioneve politike dhe  ekzekutive nëpër  ministri  dhe komunë.

Në këtë shkrim z. Retkoceri ndan për të  parën herë përvojën e vet të hidhur me Kryeministrin Kurti dhe Ministren e Ekonomisë Artane Rizvanollin, në një rrugëtim institucional të emëruar legalisht dhe nën merita në postin e drejtorit dhe i shkarkuar direkt  nga këto dy figura, për shkak se nuk ishin figura të besueshme të LVV-së.

Përtej shkarkimit z.Retkoceri që ishte  futur në listën e shkarkimit së bashku me Ilir Zhitinë dhe Afrim Mehmetajn, tregon historikun e emërimit, punën katër mujore  dhe presionin e shkarkimit të cilin e quan “shkarkim të natyrës së Kadri Hazbiut nga Enver Hoxha në kohën e diktaturës së regjimit komunist në Shqipëri”.

Retkoceri e fillon rrëfimin mbi një dukuri jo të zakontë të mungesës së njohurive të qytetarëve tanë kur konkurrojnë për ndonjë vend pune, kur shohin konkurse dhe konkurrojnë duke mos ditur se paraprakisht gjithçka është kryer, kur flasim për poste publike.

“Konkurset për borde të ndërmarrjeve publike, për zyrtarë të lartë, drejtorë të departamenteve, sekretar të ministrive, borde të agjencioneve, guvernatorë të BQK-së, bordin e trustit dhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore dhe publike hapen e publikohen sipas ligjit”, e fillon  rrëfimin Retkoceri dhe shton:.

“Komisionet e intervistimit zakonisht janë të përbëra nga minimum 7 anëtarë e shpesh në sallë ku kryhen intervistat marrin pjesë deri në 10 njerëz-zyrtarë që janë prezentë gjatë intervistës.

Zakonisht në këto konkurse marrin pjesë njerëz me përvojë të pasur profesionale dhe me shumë referenca.

Duke qenë unë vet si njëri prej atyre që kam aplikuar më shumë se 40 herë në këto konkurse mund të ndajë përvojën time se kush mund të përzgjedhjet potencialisht në këto pozita të larta.

Zakonisht këto pozita janë të rezervuara për puthadorët, servilët, sahanlëpirësit, ish- fëmijët e nipërit e kuislingëve e bashkëpunëtorëve të regjimit të kaluar serbo-sllav etj. Dëshiroj të ndaj me publikun një përvojë personale të përjetuar në vitin 2019. Qeveria në atë kohë i kishte shpallur konkurset për bordet e ndërmarrjeve publike qendrore.

Analizova konkursin dhe e vlerësova se i përmbushi kushtet profesionale e të kompetencës për të gjitha bordet. Aplikova në 6 prej tyre, u thirra në intervista në të gjitha duke më përzgjedhur të emërohem në bordin e KMDK-së(Kompania për menagjimin e mbeturinave). Vendimin për emërim e kam të nënshkruar nga ish kryeministri i asaj kohe z.Ramush Haradinaj, prej nga po filloj situatën time dhe të kolegëve të mi që kanë kaluar nëpër të njëjtin fat  në mandatin  Kurti 2”, flet Selatin Retkoceri për Telegram News.

Peripecitë  profesionale përgjatë procesit intervistues në Qeverinë Kurti 2

Tri vjetët e mandatit të punës po kalonin dhe Retkoceri përgatitej të vazhdonte punën duke rritur performancën dhe lidhur me kët thotë:

“Meqë ishim afër përfundimit të mandatit 3 vjeçar në bordin e KMDK-së, tani më duhej parë mundësinë për të aplikuar në konkurset që veç ishin shpallura nga Qeveria e re Kurti 2.

Qeveria i shpalli konkurset për bordet e ndërmarrjeve publike qeveritare.

Aplikova në 6 sosh meqë i plotësoja të gjitha kushtet e kërkuara. Mora ftesën telefonike për intervistë në bordin e “Infrakos”.

Komisioni intervistues më kishte përzgjedhur si njërin prej kandidatëve të mundshëm në këtë bord”, thotë Retkoceri për të kaluar te pjesa  esenciale e problemit.

Bisedat gjatë të dielave te Kurti dhe Rizvanolli

“ Ishte ditë e diele- përgatitesha për të kryer ndonjë punë në kopshtin e shtëpisë kur mora  ftesë për takim direkt nga Kryeministri Albin Kurti. Fillimisht nuk më shkoi fare mendja te bordi, thash me vete se sigurisht Kryeministri më fton për ta ndihmuar  riaktivizimin e  qendrës së VV-së në Lipjan. Vendosa të shkoj deri në qeveri edhe pse ishte ditë pushimi. Takimi me Kryeministrin të dielën më habiti. Në hyrje të zyrës pritëse të kryeministrit e kam takuar  mikun tim z.Ilir Zhitija. Nuk pata mundësi ta pyes se pse ai ishte te Kryeministri që kishte dalë të dielën të merrej me kandidatët. Shpejt doli një zonjë dhe më ftoi edhe mua në një lloj si bisedë informative. Posa hyra në derë e vërejta në njërën nga ulëset z.Kurti derisa në krahun e majtë të tij ishte ministrja e zhvillimit ekonomik zonja Artane Rizvanolli. Nga ky takim nuk kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme, thjesht me kryeministrin kemi këmbyer disa fjali lidhur me të kaluarën e përbashkët që kishim kur unë udhëheqja qendrën e Lipjanit. Lidhur me bordin e Infrakosit, vetëm më ka treguar se ky bord është shumë i rëndësishëm dhe duhet të dërgojmë njerëz të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm për reforma radikale kuadrore. Shumë shpejt jam informur se jam njëri nga 6 drejtorët e bordit për ndërmarrjen Infrakos. Kemi filluar punën me krejt kapacitetet tona, brenda 4 muajve kemi mbajtur 10 mbledhje dhe kemi nxjerrë 12 vendime të ndryshme që kishin të bënin me veprimtarinë e kësaj ndërmarrje që ishte në proces të investimeve të mëdha”, shpalos punën e bërë si drejtor në Infrakos Retkoceri për çka thotë se ishte në dijeni se projekti i hekurudhës që financohej në Itali  kapte shumën 200 milionë euro.

Ftesa autoritare e shkarkimit nën kërcënim të ofrimit vullnetar të dorëheqjeve

 Një ftesë e papritur ku fshehej konfirmimi i shkarkimit të disa drejtorëve nga Infrakos, nuk ishte imagjinuar se ishte përgatitur vetëm pas katër muaj punë të drejtorëve.

Si arsye e shkarkimit duhej të ketë qenë përmbajtja e drejtorëve për të mos shkarkuar ekzekutivin, për të cilin Retkoceri thotë:

“Papritur kemi marrë një ftesë nga ministrja Rizvanolli e cila urgjentisht na ka ftuar në takim me Kryeministrin. Kemi marrë pjesë 4 nga 6 drejtorët. Ka munguar  kryesuesi i bordit dhe njëri prej të cilët kishin pasur më herët tepër presione nga Qeveria. Takimi me kryeministrin ishte i papritur por edhe ultimativ. Gjysmë ore para mbledhjes së qeverisë jemi thirrur në takim me zonjën Rizvanolli. Takimi është caktuar të mbahet në njërën prej sallave të Ministrisë të zhvillimit ekonomik. Kemi shkuar aty 4 drejtorë të bordit, pas një pritje 30 minutëshe ka arritur ministresha dhe ka filluar seancën e gjykimit. Citim: “Të nderuar drejtorë të bordit! Ju informojë se sot në mbledhjen e Qeverisë që është në proces, pra duke u mbajtur mbledhja, do të merret vendimi për shkarkimin e bordit të Infrakosit. Me keqardhje ju informoj se kemi marrë vendim me Kryeministrin të ju shkarkojmë edhe pse ju keni qenë një bord shumë profesional dhe keni dëshmuar cilësi të veçanta në udhëheqjen e politikave të kësaj kompanie. Ju kisha lutur që të jepni dorëheqje nëse dëshironi mos ta dëmtoni CV-in tuaj e cila mund të dëmtohet me aktin e shkarkimit. Keni 10 minuta kohë që të paraqitni dorëheqjet tuaja, duke lënë hapur mundësitë tuaja që të angazhoheni në detyra e borde tjera të NP”.

Formati i sjelljes së ministres ishte autoritar, diktatorial dhe aspak demokratik, meqë nuk na ishte lejuar të marrim fjalën dhe të deklarohemi për këtë shkarkim të pamerituar. Kemi informata të sigurta se fatin tonë e kanë pasur edhe shumë pjesëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike të cilët nuk iu janë nënshtruar urdhërave diferencuese që kanë ardhur nga vet Ministrja Rizvanolli dhe kryeministri Kurti. Kemi marrë ultimatum nga ministrja por në prezencë të Kryeministrit që të shkarkohen pa procedurë 3 zyrtarët e lartë të kompanisë. Afati kohor i këtij ultimatumi ishte 2 javë, nëse nuk veprojmë atëherë vepron Qeveria me shkarkimin e bordit. Ditën që janë bë dy javë, ishte caktuar mbledhja e qeverisë ku ka pasuar vendimi për shkarkimin e bordit për shkakun e shkeljes së detyrave fiduciare, një term që kurrë nuk e kisha dëgjuar. Diçka që për mua ende dhe si duket kurrë nuk do të më jetë e njohur. Ndodhi shkarkimi i 3 anëtarëve të bordit si: Kryesuesit z.Afrim Mehmetaj, antarët e bordit z.Ilir Zhitija dhe anëtarit tjetër të bordit që në këtë rast jam unë S.R., derisa z-nja Fitnete Ismajli ishte detyruar të jepte dorëheqje  pak ditë më vonë apo, ditën e shkarkimit u detyruan në dorëheqje të detyrueshme nëse nuk duan t’i dëmtojnë CV-të e tyre z-nja Ardita Salihu dhe z.Lulzim Beqiri. Shkarkimi dhe detyrimi gati i dhunshëm i dorëheqjes për bordin e “INFRAKOS”, ka ndodhur pa asnjë të gjetur dhe pa asnjë fakt që shihet edhe në vendimin e Qeverisë ku thuhet:

“Bordi i drejtorëve ka dështuar t’i përmbush obligimet nga kodi i etikës dhe LNP, duke shkelur të drejtat “fiduciare” dhe duke mos përmbushur pritjet e qeverisë”. Merreni me mend çfarë arsyetimi absurd i një ministreje e cila shkarkon një bord pa asnjë vërejtje me shkrim përveç një apo, dy vërejtjeve verbale se ky bord nuk po i kryen detyrat e besuara që të shkarkoj zyrtar të caktuar me emër e mbiemër të kësaj kompanie.

Në një rast tjetër Ministrja Rizvanolli në prani të Kryeministrit Albin Kurti tha para nesh: “A i keni kontrollu faqet e facebokut të sekretarit Arsim Morina i cili ka foto me Kadri Veselin dhe i njejti na qenka dhënder i Kadriut dhe ai duhet të shkarkohet menjëherë nga puna. Derisa i njejti ishte dhënder i kusherinjve të Kadriut, derisa i njëjti  sekretar vazhdon të punoj në Infrakos duke ndërruar tri borde.

Nga momenti i shkarkimit të bordit të “Infrakos” me 10 gusht 2022, kemi kërkuar takim me Kryeministrin dhe zonjën ministre. Takimin e donim vetëm për një arsyeje që të dinim pse jami shkarkuar dhe cili ishte dëmi që i kemi shkaktuar ndërmarrjes për 4 muaj sa qëndruam në këtë bord. Me siguri të plotë pohoj se bordet e ndërmarrjeve publike, axhencioneve qeveritare, zyrtarëve të lartë, sekretarëve të ministrive, drejtorëve të departamenteve nëpër ministri dhe të gjitha pozitat e larta në institucionet qendrore, nuk ka asnjë gjasë të emërohen pa dijen dhe kalimin obligativ që duhet të bëhet në zyrën e kryeministrit Kurti për ta maëër vetë miratimin direkt të Kryeministrit dhe ministren e zhvillimit ekonomik zonjës Artane Rizvanolli.

Të gjitha bordet e përkohshme e më pastaj edhe ato të rregullta, patjetër duhet të marrin vizën fillimisht nga Artane Rizvanolli e më pas konfirmimi vjen nga z.Kurti. Kjo ka ndodhur me bordet e përkohshme jo vetëm njëherë por të përsëritura dy, tre e katër herë derisa i kanë gjetur njerëzit politikisht të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm e zbatues të urdhrave nga lartë.

Bordet që e kanë kaluar këtë përbuzje e nënshtrim janë: Bordi i KEK, KOST, Ibër Lepenc, Infrakos, Trainkos, Ujësjellësi Prishtina dhe të gjithë ujësjellësit regjional, ndërmarrjet tjera publike, agjencionet qeveritare, ministritë, QKUK, Zyra e Auditorit dhe çdo institucion tjetër që e kontrollon e menaxhon Qeveria.

Gazeta ka kontaktuar edhe dy të shkarkuarit tjerë Ilir Zhitia dhe Afrim mehmetaj, të cilët kanë pranuar se kanë kaluar nëpër po të njëjtat presione të Kurtit dhe Rizvanollit. /Telegram News/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews