Pas Komunës së Prishtinës, Skënderajt e Fushë Kosovës, edhe Komuna e Vitisë ka thënë se do të ndalojë përdorimin e Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12.
Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka thanë se vendimi do të merret nesër, me qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve.
“Ky vendim do të merret pasi kemi shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona”, ka shkruar Haliti.