Partia Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prokurorinë Speciale.
Këtë e bëri të ditur deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook.
“Nesër më 15 nëntor do të dorëzojmë kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me menaxhimin e Marrëdhënies së Punës të Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës’”, ka shkruar ajo.