Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Ai ka treguar se me përfaqësuesit e SBAShK-ut kanë biseduar lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se sfidave të mësimdhënësve do të ju vijë fundi pas 9 shkurtit.
“Së bashku me Abelardin, pritëm sot në takim udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, me të cilët biseduam lidhur me sfidat e ndryshme me të cilat po ballafaqohen mësimdhënësit në vendin tonë e të cilave do t’ju vijë fundi pas 9 shkurtit, kur do të fillojë jetësimi i planprogramit të Bedri Hamzës, me PDK-në në krye të Qeverisë”, ka shkruar Krasniqi.