Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot doganierin lituanez të EULEX-it, Audrius Šenavičius, i cili u vra në krye të detyrës 11 vjet më parë në veri të Mitrovicës.
Kurti në një postim në platformen ‘X’ ka shkruar se sakrifica e Šenavičius pasqyron guximin e heronjve kombëtar si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.
“Sot shënojmë njëmbëdhjetë vjet nga humbja tragjike e Audrius Šenavičius, një doganier nga Lituania, i cili u vra me gjakftohtësi nga autorë të panjohur në veri të Kosovës. Sakrifica e tij pasqyron guximin e heronjve tanë kombëtarë si Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, duke na kujtuar angazhimin për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Ndërsa e kujtojmë Šenavičius në këtë përvjetor solemn, nderojmë kujtimin e tij dhe festojmë shërbimin e tij të palodhur për vendin tonë dhe popullin e tij. Trashëgimia e tij vazhdon të na frymëzojë të gjithëve”, shkroi Kurti.