Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në Fushë – Kosovë.
Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij.
Derisa është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte sulmuar seksualisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje./TelegramNews./