Haradinaj: Diaspora me qeverisjen e Kurtit i ka dyert e mbyllura

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për ikjen e trurit nga vendi.

Ai në një postim në “Facebook” tha se Kurti ka gënjyer qytetarët dhe i ka fyer ata me premtime boshe, ai shton se diaspora me qeverisjen e Kurtit i ka dyert e mbyllura.

Postimi i plotë 

MASHTRIMI S’KALON
Nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash se fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre.
Të rinisë e cila kurrë nuk ka qenë në gjendje më të pashpresë. Të rinisë e cila në përmasa të frikshme po e braktisë vendin. Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta.
Nuk ka fyerje më të madhe se sa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Ku dhuna ndaj grave, edhe si rezultat i një depresioni kolektiv të shkaktuar nga kjo qeveri, po merr përmasa shqetësuese.
Të diasporës që i janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar, për të kontribuar e për tu bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre.
Dhe do të ndryshojë kjo gjendje. Rinia, gratë e mërgata, nuk do të jenë kategori të nëpërkëmbura, por do t’i rikthejmë në vendin që ju takon.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews