Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, priti ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë e avancimit të Kosovës drejt integrimit në BE dhe konfirmoi angazhimin e AAK-së për përkrahjen e reformave të nevojshme.
Ai theksoi se Kosova duhet të kthehet në rrugën e integrimit euro-atlantik, me synim anëtarësimin në NATO dhe BE.
“Si Aleancë, konfirmova angazhimin tonë në agjendën integruese dhe përkrahjen e reformave të nevojshme që vendi ynë duhet t’i shtyej përpara. Theksova se, Kosova duhet t’i kthehet kursit të saj drejt integrimit euro-atlantik. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE”, ka shkruar Haradinaj.