Deputetja e VV-së “këshillon” SHBA-në e BE-në

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputete e VV-së, ka pasur kritika ndaj Peter Stanos, zëdhënës i BE-së.

Gjatë një emisioni në RTV Dukagjini, ajo vlerësoi se shtetet anëtare të BE-së mbështesin heqjen e masave ndaj Kosovës.

Megjithatë, Kryeziu-Hyseni nuk ka kursyer as këshillat për BE-në e ShBA-në. Ajo ka vlerësuar se BE-ja e ShBA-ja duhet të shohin situatën më arsyeshëm.

“Edhe mendimi i DASH-it mund të vijë për shkak se konsultohet prej një grupi të caktuar që mund të jenë të kyçur në krijimin e atij raporti në një moment të caktuar. Por kjo nuk do të thotë që SHBA-ja tërë mendojnë që ky ka qenë një vendim i gabuar ose një veprim i gabuar. Edhe mund të kenë një mendim të tillë dhe mund të dalë një raport i tillë që e kritikon, por unë prapë mendoj që institucionet e Kosovës kanë bërë veprim të duhur. Madje, një veprim i tillë është dashur të bëhet shumë kohë më parë dhe jo t’ju lejohet këtyre institucioneve bankare që vepronin gjatë Kosovës, teksa bazën e kanë jashtë shteti të Kosovës. Këtë veprim nuk do të toleronin kurrë të bëhet në vendin e vet as SHBA-ja e as një shtet i BE-së. Duhet ta shohin situatën më arsyeshëm dhe ta kuptojnë Kosovën në veprime që i bën në këtë drejtim” – ka thënë ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews