ShBA dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për energji

Sot, nënsekretari për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin strategjik ShBA-Serbi në fushën e energjisë në Serbi.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Departamentit amerikan të Shtetit.

Në njoftim thuhet se kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, duke përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë partneritetin strategjik SHBA-Serbi.

“Kjo marrëveshje përfaqëson një përpjekje shumëvjeçare, që përfshin vëmendjen e ngushtë të specialistëve nga pesë agjenci amerikane. Ky angazhim i burimeve pasqyron mbështetjen e fortë të qeverisë së SHBA për investitorët amerikanë dhe projektet e energjisë së pastër, si një mjet për të nxitur një tranzicion të gjelbër dhe një zhvillim të qëndrueshëm”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews