Deputeti Abrashi ironizon opozitën për ditëlindjen e Kusari-Lilës

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie ka festuar sot datëlindjen e saj të 49-të.

Në një postim në Facebook, deputeti i LVV-së Artan Abrashi ka “ngacmuar” opozitën duke e quajtur kremtimin e ditëlindjes si “ceremoni për shkarkim”.

“Ceremonia e shkarkimit të shefes së grupit. Shumë urime Mimoza”, ka shkruar Abrashi.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje bojkotoi seancën e jashtëzakonshme në Kuvend më 11 tetor, të thirrur nga opozita, lidhur me audio-përgjimin që shfaq bisedat telefonike mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Milan Radoiçiq, ky i fundit në kërkim për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Pavarësisht se Vetëvendosje nuk ishte e pranishme në seancë, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit për të hetuar bashkëpunimin mes shefes së deputetëve të Vetëvendosjes dhe Radoiçiq.

Ndërsa kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se komunikimet mes Kusari-Lila dhe Radoiçiq janë bërë me porosi të Kurtit.

Audio-përgjimii publikuar në mediat online, përmes të cilit pretendohet komunikimi telefonik mes Kusari-Lila dhe Radoiçiq është cilësuar si tradhti kombëtare nga opozita.Kusari-Lila ka thënë se audio-incizimi i publikuar është i fabrikuar

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews