Profesori Milazim Krasniqi ka analizuar fotografinë ku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila shihen duke qeshur me të madhe.
Krasniqi analizon se qëndrimi serioz i fëmijës dëshmon se “të rriturit po shtiren” vetëm në funksion të fotografisë.
“Kjo gjendje që shihet në këtë foto nuk është qeshje. (Qëndrimi serioz i fëmijës dëshmon se të rriturit po shtiren se gjoja po qeshin.) P.S. Po ta kisha pasur në vitin 1987 këtë fotografi, do ta përdorja në ballinën e librit tim me titull “Qeshje sardonike.””, ka shkruar ai.