Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se buqeta e luleve që iu dhurua sot shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila për ditëlindjen e saj të 49-të i ngjan puthjes së vdekjes.
Ai ka thënë se këto janë lule të funeralit politik për Mimoza Kusari-Lilën.
“Kjo i përngjan puthjes së fundit, puthjes së vdekjes. Do të thoja që këto lule në sallë janë lule të funeralit politik për Mimozën. Sado që po mundohet me u shitë si shefe e zgjedhur e grupit të VV-së ajo është trup i huaj në atë parti, Është përfaqësuese e një partie që ka hy aty është shkri në pozicion, një funksionare e caktuar, por që në politikë gjithmonë zgjedhet ai që i bën punët e ndyra për dikë”. Nëse flasim për ditëlindje që në vend të gëzimit e urimit duhet me paralajmëru pavarësisht vlerësimit, po situata që e ka sjellë këtu është funeral politik…”, u shpreh Haziri.