Kombëtarja e Kosovës e futbollit do të luftojë për avancimin në një nivel më lartë të Ligës së Kombeve në Play-Off kundër Islandës.
Shorti është caktuar sot(e premte) në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës.
Ndeshjet mes Kosovës dhe Islandës do të zhvillohen në datat 20-23 mars 2025 në një sistem vajtje/ardhje.
Kosova do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi, meqë ekipet e Ligës B favorizohen me zhvillimin e ndeshjeve të kthimit në shtëpitë e tyre.