Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka prezantuar Nuredin Lushtakun si kandidat për deputetë në listën e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Haradinaj ka thënë se Nuredin Lushtaku do të jetë kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Lista “Ideal” do të garojë në listën tonë dhe Gjeneral Lushtaku do të jetë kandidat për deputet. Po ashtu Gjeneral Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit tonë për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale”, ka shkruar Haradinaj.