Policia e Kosovës ka kryer sot një kontrollë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Grabovc të Zveçanit, ku ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar armë, mjete shpërthyese e municion.
Personi i arrestuar është një 56-vjeçar me inicialet D.R.
“Në lidhje me rastin është arrestuar personi (D.R) viti i lindjes 1968 i cili është shoqëruar në stacioni policor dhe i njëjti është intervistuar në prezencën avokatit mbrojtës. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Dëshmitë që janë gjetur e konfiskuar janë: dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52, dy armë AK-47, një pushkë M-48 (karabinë) 86 copë fishekë të armës AK-47, 35 copë fishekë të armës M-48 dhe 3 karikatorë të armës AK-47