Mimoza Kusari-Lila, me kundër akuza për  dhuratat e dërguara në shtëpinë e Radoiçiqit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, terroristit Millan Radoiçiq, është e fabrikuar.

Ajo akuzoi opozitën se po tenton ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë. Përkitazi me këtë, ajo theksoi se “Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shansa të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur”.

Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës dhe precizojë:

“Për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm shpifje, fabrikime por gjithashtu edhe nxitje dhe cytje për urrejtje dhe linçim. Tash ajo çka dua të them është se këtu duhet të jenë një ose dy argumente kryesore që grupi parlamentar i PDK-së i ka në këtë hallë. E para është se në asnjë formë, ose mënyrë nuk po mundeni me pasqyruar ose atribuar bashkëpunimin që e keni pas ju me Listën Serbe . Prandaj po duhet me shku me shpifje dhe falsifikime. Ndërsa e dyta është fakti që aq shumë po iu mungojnë se nuk janë prezentë këtu se 28 muaj me qeverinë Kurti. Kuvendi po funksionon pa Listën Serbe, ndërsa ju në pamundësi me i pas ata me iu ndihmu po fabrikoni. Çka bëni ju i thirrni bashkëpunëtorët, bashkëpronarët e Millan Radoiçiqit për me fabriku materiale dhe me i sjell ata këtu”, tha ajo.

Kusari-Lila akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.

Derisa po fliste ajo deputeti i pavarur Haki Abazi, vendosi disa shirita të policisë rreth foltores  së Kuvendit ku po fliste  ajo./telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews