Ani pse është mposhtur 2:0 në sfidën hapëse me Lille në Ligën e Kampionëve, Edon Zhegrova sërish impresionoi me paraqitjen e tij.
Ai pati tetë driblime të suksesshme në ndeshjen e tij nga Sportingut të Lisbonës.
Kjo statistikë, doli të jetë më e mira nga të gjitha ndeshjet që u zhvilluan, duke bërë që asnjë lojtarë të mos ketë më shumë driblime se ylli kosovar.
Kësisojë, faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, ka publikuar përformancat individuale të futbollistëve për këtë xhiro, derisa spikat emri i EDon Zhegrovës.
Sulmuesi kosovar, sfidën e radhës do ta ketë një test të vërtetë në Ligën e Kampionëve, pasi do të ketë përballë Real Madridin.