Haziri: Motrat, kunatat, vëllezërit e balldeskat e baxhanakët e kanë vërshu Komunën e Gjilanit

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Telegram News, për disa punësime nga kryetari i tanishëm Alban Hyseni, për disa familjarë të tij.

Kujtojmë se sot janë shpallur rezultatet përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar  për pozitat e punës: Mësimdhënës klasor, Edukatore, Lëndë mjekësore, Gjuhë angleze, Gjuhë shqipe, Kimi, Matematikë, Lëndë muzikore, Piano, Gjeografi, Histori në Gjilan, për të cilin kishte raportuar Telegram News, disa javë më parë ku pjesë e listës janë  disa kandidatë, familjarë të zyrtarëve të Vetëvendosjes, tashmë  të punësuar në pozita për mësimdhënës.

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit ka thënë për Telegram News se motrat, kunatat, vëllezërit e balldeskat e baxhanakët e kanë vërshu Komunën e Gjilanit.

“Motrat, kunatat, vëllezërit e balldeskat e baxhanakët e kanë vërshu Komunën e Gjilanit, edhe në këtë konkurs për të cilin është shkarkuar edhe një drejtor më herët. Shkarkimet janë në emër të mbulimeve të abuzimit. Janë edhe mbi 80 punësime me kontrata në vepër pa bazë ligjore e me lidhje familjare. Ku një truproje e Alban Hysenit paguhet me shume se një profesionist që është shërbyes civil. Punësime në komunë, borde e administratë, tenderë e manipulime përmes tenderëve sekret e pa procedure”, u shpreh Haziri.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews