Haziri: Kurti, shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se vendi, dikur një nga përfituesit e Procesit të Berlinit, tani rrezikon përjashtimin për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria Kurti.

“Skandaloze është, tetori është në 10-vjetorin e mekanizmit të Berlinit. E Kosova ka qenë vendi më i lumtur edhe më i angazhuar që Procesi për Ballkanit Perëndimor ka ndodhur. Jemi trajtuar të barabartë, kemi marrë pjesë në mënyrë aktive dhe kemi përfituar. Në 10-vjetorin e saj, në vitin jubilar, Qeveria Kurti kërcënon venin tonë, jo dikush tjetër, vetë kryeministri për mospërmbushje të obligimeve të na përjashtojnë nga mekanizmi i Berlinit. Nuk ka nevojë Serbia të lobojë që të na largojë ose mos me na pranu. Ne jemi duke e bërë punën e tjerëve vetë. Ne po largohemi edhe aty ku jemi … Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës është lajm i keq. Gjithçka që është duke u sillë rreth Kosovës janë vendimet e këqija të kësaj Qeverie, që Kosovën po e bëjnë me imazh të keq”, ka thënë Haziri, në “FIVE” të RTV Dukagjinit.

Haziri argumentoi se Kosova po përballet me rrezikun e përjashtimit jo për shkak të Serbisë, por për shkak të veprimeve të Kryeministrit.

“Prania e kryeministrit në dreka pune me Ballkanin Perëndimor dhe në samite ku flitet për Ballkanin perëndimor është e vetmja derë që i mbetet kësaj Qeverie. Kosova çdo ditë e më shumë po izolohet edhe politikisht”.

Ai gjithashtu vuri në dukje se vendimet e qeverisë kanë kontribuar në përkeqësimin e imazhit të Kosovës dhe izolimin e saj politik.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews