Real Madridi ka mposhtur me shumë vështirësi Suttagartin me rezultat 3:1.
Përkundër rasteve nga të dyja anët, 45 minutat e parë përfunduan pa gola.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë edhe më dinamike.
Në minutën e 46-të, Rodrygo e gjeti në mënyrë perfekte Kylian Mbappe, që shënoi me lehtësi për 1-0.
Megjithatë, kundërpërgjigja e mysafirëve ishte e shpejtë.
Në minutën e 68-të, Deniz Undav heshti Santiago Bernabeun, kur shënoi për 1-1.
Fati ishte sonte në anën e madrilenëve, derisa thyen mbrojtjen mysafire edhe njëherë.
Pastaj në minutan e 83-të, Antonio Rudiger riktheu epërsinë për madrilenët, kur realizoi për 2-1.
Ndërsa për shifrat përfundimtare 3:1, u përkujdes Endrick, që realizoi një super gol nga distanca në minutën e 90-të.
Në xhiron e dytë, Real Madridi përballet me Lillen, që sonte u mposht nga Sporting Lisbona me rezultat 2-0.