Edon Zhegrova drejt Real Madrid, raporton gazetari i njohur francez

Gazetari, Daniel ka thënë se Edon Zhegrova mund të jetë transferimi i mundshëm te Real Madridin.

Francezi beson se ardhja e Kylian Mbappe nga Franca nuk do të jetë e fundit, pasi skuadra mbretërore po pëlqen të tregëtojë me ligën franceze

Në një emision të Radio Montecarlo, Riolo njoftoi për nënshkrimin e mundshëm të yllit të ligës franceze, Edon Zhegrova, për mbretërit e Evropës, shkruan Defensa Central, medium i afërt me Real Madridin.

“Edon Zhegrova ende nuk është stabil. Në kokën e tij ai e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt. Në kokën e tij ai e sheh veten duke mbërritur në Real Madrid, duke parë Vinicius dhe duke i thënë: Vini, je i sjellshëm, të lutem largohu, rri me fëmijët, më jep vendin tënd”, deklaroi Daniel Riolo në RMC Sport.

Anësori nga Kosova është një nga lojtarët që është rritur më së shumti në një sezon të Ligue 1 me skuadrën e Lille.

25 vjeçari tani është lidhur me Real Madridin nga Daniel Riolo dhe RMC Sport, ndërsa në të kaluarën ka qenë i lidhur edhe me klube si Milan, Arsenal dhe Manchester United.

Çmimi i tij llogaritet të jetë afër 25 milionë euro sipas Transfermarkt, ndërsa kontrata e tij përfundon në vitin 2026.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews