Shërbimet në Neurokirurgji, Vitia: Më shumë pajisje moderne për më shumë shëndet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar qytetarët me shërbimet e reja në Neurokirurgji.

Përmes një njoftimi në Facebook, Vitia tha se shërbimi më i ri është mikroskopi elektronik i konektuar me neurinavigator, CUSA dhe C arm (skopi).

Ministri theksoi se katër operime përfunduan me sukses tek rastet me tumore të thella ku së shpejti pritet të nisë puna edhe me neuroendoskop.

“4 operime përfunduan me sukses tek rastet me tumore të thella. Së shpejti pritet të nisë puna edhe me neuroendoskop. Kjo klinikë u furnizua me aparatura të teknologjisë më moderne që lehtëson punën e stafit, pacientët marrin shërbime më cilësore dhe poashtu kursehet buxheti i shtetit, meqë nuk kanë nevojë të referohen jashtë institucioneve publike shëndetësore”, ka shkruar ai.

Tutje, Vitia tha se pajisjet do të shërbejnë për shëndet më të mirë.

“Më shumë shërbime, më shumë paisje moderne e cilësore. Për më shumë shëndet. Transformimi vijon!. Falenderojmë profesionistët shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre!”, shtoi ministri. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews