Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas njoftimit të ekzekutivit për rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm.
Në një postim në Facebook, Vitia ka thënë se infermierët do të kenë rritje page prej 110 euro.
“Viti 2025 do t’i gjejë infermierët dhe infermieret në sistemin publik shëndetësor me rritjen e koeficientit për 1 njësi, apo rritje page prej 110 eurosh. Qeveria për të gjithë”, ka shkruar Vitia.
Kurti në një konferenë të thirrur për media, deklaroi se nga vitit 2025, do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.
Ai tha se nga janari do të jetë një pjesë e rritjes së pagave, e nga korriku i 2025-s do të jetë pjesa e dytë e rritjes.