Mbrëmja “Nexhmije Pagarusha” në RLIOF, sonte në Sheshin Skënderbeu

Festivali Ndërkombëtar i Operas – Rame Lahaj, sjell mbrëmjen e parë muzikore të edicionit të 4-të, dedikuar muzikës shqipe.

Mbrëmja “Nexmije Pagarusha” e cila për çdo vit zë vend të veçantë në programin e RLIOF, mbahet sonte në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, nga ora 20:30. Hyrja është e lirë për të gjithë ata që duan të shijojnë muzikën e mirëfilltë shqipe, sjell në një format unik.

Në harmoni perfekte me temën “T’knoft zemra”, kjo mbrëmje e festivalit sjell në skenën e ngritur në qiellin e hapur të sheshit “Skënderbeu” artistët ndërkombëtarë: mezo-sopranon e njohur nga Egjipti, Farrah El Dibany e cila do të këndojë në gjuhën shqipe.

Kryevepra të muzikës shqipe gjatë kësaj mbrëmje do të interpretohen edhe nga sopranot Adelina Thaçi e Kaltrina Miftari si dhe baritoni Artur Vera.

Artistët në skenë do të shoqërohen nga Keli Bank nga Tirana, me anëtarë: Genti Shahini – pianist, Emiliano Dhimo – bateri, Roni.Gjura – double bass, Xhino Daja – trumpetë, Ilir Vorpsi – trombon dhe Brikel Guga – tenor saksofon.

RLIOF ju pret në zemër të kryeqytetit për një mbrëmje të paharruar me muzikë shqipe./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews