Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar sulmin e Iranit mbi Izraelin, shkruan TelegramNews.
Kurti në “X” theksoi se i bashkohet qeverive të shteteve të tjera për të dënuar këtë sulm.
Sipas tij, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Derisa theksoi se Izraeli e ka të drejtën ta mbrojë vetën.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për sulmin e sotëm me raketa nga Irani ndaj Izraelit, në të cilin u lëshuan rreth 200 raketa, dhe bashkohemi me qeveritë e tjera në dënimin e këtij agresioni. Një vit pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit, rritja e vazhdueshme e dhunës është alarmante. Ne mbështesim të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim të menjëhershëm”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, edhe ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka reaguar pas sulmeve të raportuara nga Teherani në Tel Aviv.
Ziv tha se Irani ka lansuar 181 raketa në drejtim të Izraelit.
“Izraeli nën sulm raketor nga Irani. 181 raketa janë lansuar në drejtimin tonë”.
Derisa Biden ka urdhëruar menjëherë Ushtrinë Amerikane që të mbrojë Izraelin dhe të rrëzojë raketat e Iranit që janë drejtuar për në Tel Aviv.
Izraeli ka ndezur sërish sirenat e luftës, teksa dhe disa shtete të tjera kanë reaguar duke e dënuar këtë sulm/TelegramNews./
We are deeply concerned about today’s missile attack by Iran on Israel, in which around 200 missiles were launched, and join other governments in condemning this aggression. A year after the October 7th Hamas terrorist attacks, the ongoing rise in violence is alarming. We support…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 1, 2024