Beyonce humb 4 milionë ndjekës në Instagram, kjo është arsyeja

Fansat vërshuan llogarinë e këngëtares Beyonce (Beyonce Gisele Knowles-Carter) me komente negative, duke e dyshuar për lidhje me reperin P. Diddy (Sean Combs) të arrestuar me akuza të rënda, kështu bën të ditur portali amerikan Mirror.

Bashkëshorti i këngëtares, reperi Jay-Z (Sean Corey Carter), është pjesë e rrethit të ngushtë të Diddy, i cili ndodhet në paraburgim para gjyqit.

Pas arrestimit të Diddy me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe shantazhit, shumë përdorues të internetit filluan të bombardojnë llogarinë e këngëtares në rrjetet sociale me kërkesën për të dhënë disa komente për këtë çështje.

Po diskutohen teori të ndryshme konspirative, në të cilat Jay-Z dhe Beyonce shfaqen si të përfshirë në vrasjen e reperit të njohur Tupac Shakur, në kohën e vdekjes së të cilit këngëtarja ishte 15 vjeç.

Gjithashtu, Jay-Z dhe Diddy dyshohet se janë të lidhur me vdekjen në një aksident automobilistik të këngëtares Aaliyah-s.

Dyshohet se Aaliyah është “vrarë” që të mos ndërhynte në karrierën e Beyonce.

Madje kishte sugjerime se Jay-Z dhe Diddy ishin të përfshirë në vdekjen e Michael Jackson.

Publikimi kujton se emrat e Jay-Z dhe Beyonce nuk ishin në aktakuzën prej 14 faqesh që prokurorët ngritën kundër P. Diddy.

Ata nuk janë arrestuar apo akuzuar për asgjë që nga arrestimi i Diddy. Megjithatë, këto fakte nuk i qetësojnë fansat.

Beyonce ka humbur jo pak, por plot 4 milionë ndjekës në Instagram, pas këtyre dyshimeve të shfaqura nga fansat në mediat sociale.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews