Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore

Tërheqja e disa ambasadave diplomatike nga Kijevi i Ukrainës të martën dhe zbulimi i dokumenteve të klasifikuara të Berlinit që fokusojnë përgatitjen e terrenit infrastrukturor për  mbrojtje të objekteve të rëndësishme  të ushtrisë dhe popullit gjerman në një lëvizje përdorimi armësh të distancës së gjatë kundër Rusisë, dëshmojnë se Evropa po i ofrohet Luftës së Tretë Botërore.

“Operancioni Dojschland”, ka 1000 faqe material për mbrojtje  nga sulmet bërthamore të Rusisë dhe përpjekjet gjermane që të sjell në terrenin e Ukrainës rreth një milionë trupa të NATO-s për të menagjuar situatën dramatike të Luftës së Tretë Botërore, e cila që nga Lufta e Dytë Botërore që përfundoi më 1945, kurrë nuk ka qenë më afër  Evropës.

Gazeta “The New York Post”, kanë dalë me lajmet e përgatitjes së terrenit ushtarak me mbulueshmërinë e NATO-s në rrethanat kur Rusia po përgatit agresion bërthamor ndaj aleatëve të NATO-s që furnizuan Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë brenda saj.

Gazeta gjermane “Frankfurter Algemeine  Zeitung”, nën kodin e dokumenteve top-sekret, kanë folur me detaje për mbrojtjen e popullit dhe ndërtesave dhe përgatitjen e mbrojtjes së bizneseve që duhet të funksionojnë në kohë lufte.

Ajo që dihet deri më tani nga  publikimi i të dhënave sekrete për mundësinë e Luftës së Tretë Botërore është se Gjermania përgatit 200 mijë automjete ushtarake që do të mbulojnë territorin gjerman të cilët bashkohen me autoritetet ukrainase  në rrethana lufte, ndërsa dokumentet tjera të kodin top-sekret nuk janë bërë të ditura.

Alarmi për më të keqen, nuk mbeti i pandikuar nga Gjermania, pasi Suedia dhe Norvegjia gjithashtu shpërndanë  pamflete dhe literaturë që udhëzojnë qytetarët se si të përgatiten nëse konflikti i Luftës së Ukrainës shpërthen në vendet e tyre.

Shqetësimet  e Evropës për përgatitje të mbrojtjes llogariten  iniciativa në prag të Luftës së Tretë Botërore, pasi  presidenti rus Vlladimir Putin hoqi veton ndaj zbatimit të doktrinës bërthamore që për armët konvencionale me rreze të gjatë veprimi, të përdor armët bërthamore

Pse Rusia mund t’i përdorë armët bërthamore?

Përditësimet informative se ekonomia ruse ka kolapsuar dhe ajo po mbahet nga burime tërësisht alternative të stilit “sot për nesër”, janë në prag të skadimit psikik të presidentit Putin, i cili e di se kjo ecje e rrëshqitshme politike, nuk i garanton atij e as burokracisë së tij për t’i mbijetuar  presionit.

Mbi 100 miliarderë të mëdhenj e të vegjël janë ekzekutuar nga Putin dhe mjetet e tyre  janë konfiskuar për t’u përdorur për luftën kundër Ukrainës. Putinit po i ngushtohet rrethi nga bashkëpunëtorët dhe populli rus që ka hyrë në rrugë pa krye për ambicje direkte të Putinit dhe Putin e di se rusët po presin momentin për  rrëzimin e tij nga politika.

Edhe shumë ushtarakë të rrethit të Putinit janë vrarë në rrethana misterioze dhe gjithashtu as rreth i tij ushtarak nuk është në ditët më të mira me presidentin.

Nisur nga këto rrethana ku Putin humbjen e ka të garantuar në të gjitha planet vepruese, edhe nëse ndal luftën, por  edhe nëse nuk e ndal atë, ai ka mundësi ta nis ofensivën bërthamore ndaj NATO-s.

Pushtimi i  katër rajoneve të Ukrainës, është mundësia e vetme e shpëtimit të tij për arsyetim te rusët ku ai  mund t’u thotë rusëve se ne  luftuam dhe arsyetohen humbjet e 200 mijë ushtarëve dhe gjithë arsenalit tokësor e ajëror rus për tokën e pushtuar që janë të mjaftueshme që Rusia të pranojë çdo lloj marrëveshje me kusht që tokat e okupuara bashk me Krimenë, t’i njihen Rususië, shpresë e vetme që mund të realizohet me presidentin Trump që merr Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të vitit 2025.

Frika nga përdorimi nuklear rus nuk është në zero

Liderë  botërorë dhe zyrtarë  të mbrojtjes së shteteve të shumta, nuk e shohin frikën e këtij përodirmi  nga këndi zero, përkundër deklaratave që janë metodë e luftës së ftohet.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha për NBC News se ai nuk shihte asnjë shenjë se Moska do të përdorte armë bërthamore.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha në një konferencë shtypi në Brazil të martën se “retorika e papërgjegjshme nga Rusia… nuk do të na pengojë nga mbështetja jonë për Ukrainën”. Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot e hodhi poshtë vendimin e Putinit si “retorikë”, duke shtuar se “ne nuk do ta lejojmë veten të frikësohemi”. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjithashtu dënoi kërcënimin e Putinit për përshkallëzim bërthamor si “plotësisht të papërgjegjshëm”.

Zëdhënësi i shtypit Dmitry Peskov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tass të mërkurën se një linjë speciale telefonike për të qetësuar krizat midis Kremlinit dhe Shtëpisë së Bardhë nuk është aktualisht në funksion.

Frikësimi ka qenë prej kohësh një mjet i preferuar i Kremlinit në përpjekjet e tij për të ndikuar në politikën perëndimore dhe ndryshimet e doktrinës së Kremlinit janë përforcuar edhe një herë nga kërcënimet serioze nga disa prej avokatëve të tij kryesorë publikë.

Serbia po armatoset dhe pranon se Lufta e tretë Botërore është në prag të Evropës

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka folur për luftën e Tretë Botërore, pas një adresimi të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që vizitoi armatimin këmbësorik në tavolinat e prezantuara.

“Ajo që u duk në tavolina si armatim modern, në të vërtetë janë kuti të municioneve”, ka thënë Vuçiq, duke mos  mbetur i impresionuar nga pamja e tyre, citon gazeta Beogradase me pozicionet me neutrale  Danas.

Vuçiq ka pranuar se Serbia është e armatosur plotësisht duke u bërë zëdhënës i Putinit dhe e di se Lufta e Tretë Botërore është më afër se kurrë.

Viçqi ka thën se di që Kosovën e furnizojnë me armë nga aleatët e saj SHBA, Gjermania, Turqia, Italia dhe Kroacia..

Vuçiq ka thënë se buxheti i Kosovës për mbrojtje është rritur në 153 milionë dhe din se ai do të rritet ne 208 milionë deri në majin e vitit 2025 dhe për herë të parë ka folur se ka njohuri që SHBA i ka dhënë Kosovës 246  projektile  të raketave “javelin”, krahas blerjes së fluturakeve pa pilot “Bajraktar TB-2”, nga Turqia.

Për sa i përket luftës së tretë, Vuçiq ka thënë  se “nuk besoj  se ndonjë propozim paqeje mund të kalojë. Unë i njoh të dyja palët.Zelensky nuk mund të heqë dorë nga integriteti i tij dhe Kushtetuta, as Putini nuk mund të heqë dorë nga Kushtetuta e tij, në të cilën katër zona tashmë janë bërë pjesë integrale e Rusisë. Të gjithë do të shkojnë me kërkesa maksimale kam frikë se gjërat do të përfundojnë në katastrofë”, tha ai. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews