Përplasje në Kuvend, Saranda Bogujevci e VV-së i thotë “ec more baju” Haki Abazit

Përplasje në Kuvend ka pasur mes Haki Abazit dhe deputetëve të pushtetit.

Fillimisht Abazi ka replikuar ashpër me deputetin e VV-së, Gani Krasniqi. Abazi e ka quajtur VV-në parti antikombëtare.

“Për çka ju nevojitet ky buxhet. Nuk guxoni me dalë me mbrojtë gjuhën shqipe në Maqeodni të Veriut. Jeni antikombëtar në veprim. Jeni manipulues me çështjen kombëtare. Në opozitë keni folë për bashkim kombëtar, sot flisni për vëllazëri me Mitckovsikin”, tha Abazi.

Ndaj deklaratës së Abazit replikoi deputeti, Gani Krasniqi.

“Nuk jemi këtu për të në mbajtur moral se kush është Haki Abazi, që dul të folë për fashizmin, e të gjitha tjerat. Secili që del të folë për veti, të ngrit çështje të cilat ngritën, e jo këtu të thirren me emër e mbiemër, aq ma pak Haki Abazi atje, që ia njoh edhe plancin e tij”, është shprehur Gani Krasniqi.

Haki Abazi mori sërish fjalën duke thënë se historia në fund do t’i mbajë mend ata që kanë bërë gjëra të mëdha për vendin, jo mashtruesit.

“Unë kam qenë zëvendëskryeministër, mua më bën përshtypje rrena ndaj popullatës, rrenat, premtimet. Historia në fund i mban mend ata që kanë ba gjëra të mëdha në këtë vend, jo mashtruesit”, tha Abazi.

Pasi Abazi e përfundoi replikën ndaj Krasniqit, Bogujevci dëgjohet duke thënë “… me i linçu njerëzit edhe me rrejt. Qyky, qyky më fol mu për fakte”.

Më pas Abazi tha “100 mijë, 100 mijë”. Deputetja e VV-së iu drejtua duke i thënë atij “ec more baju”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews