Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët edhe me ndarjet buxhetore

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se buxheti i propozuar nga Qeveria e Serbisë për vitin 2025 vazhdon të jetë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Për disa vite me radhë, buxheti i Trupit koordinues, nuk shënon ngritje”, ka shkruar ai në platformën sociale, Facebook.

Nëse merret parasysh inflacioni për vitin tjetër që do të jetë mbi 3 për qind vlera reale e buxhetit për këtë institucion, përmes të cilit do të duhej të financohen projektet zhvillimore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas Kamberit, ka ulje të ndjeshme.

“Për vitin 2024, buxheti i Trupit koordinues ishte parashikuar në vlerën prej 374 milion dinarë, ndërkaq, për vitin 2025 janë të ndara 375 milion dinarë”, ka shtuar ai.

“Në vitin 2024, nga shuma e përgjithshme e buxhetit të Trupit koordinues, 255 milion dinarë ishin të parapara për projekte zhvillimorë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, ndërsa për vitin 2025 janë të parapara 253 milion dinarë. Janë dy milionë dinarë më pak se në vitin 2024”, ka shkruar Kamberi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews