Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka theksuar sërish mos-trajtinim e njëjta nga Bashkimi Evropian.
E para e shtetit tha se një gjë e tillë dëshmohet edhe me faktin se ani pse Serbia kreu agresionin në Banjskë, nuk janë vendosur masa ndaj saj, ndërsa viktima e që është Kosova vazhdon t’i ketë ende ato.
“Dialogu me Serbinë i udhëhequr nga BE-ja fatkeqsisht ka qenë komplet i pabalancuar, me një trajtim të padrejtë të Kosovës dhe një akomodim të vazhdueshëm ndaj Serbisë. Fakti që në tavolinën e dialogut sot shteti që kreu agresion, Serbia, nuk është nën masa, kurse viktima është nën masa është dëshmia më e qartë e kësaj mungese të balancit. Është e domosdoshme të ketë reflektim të kësaj qasje, nga të gjithë ata që vërtetë duan paqe e stabilitet afatgjatë në rajon. Por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk duhet të vetreflektojmë për rrugën e deritanishme, dhe të mendojmë se si duhet t’i bëjmë gjërat edhe më mirë”, tha Osmani para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Presidentja Osmani tha se kur ajo kishte propozuar që ky proces të diskutohet me ShBA-në dhe të mos lihej në dorën e emisarit slloven, Miroslav Lajçak, ajo tha se ishte përballur me sulme të ulëta.
Osmani tha se s’i ka besuar asnjëherë byrokratëve të shteteve mosnjohëse, por shtetit të Kosovës dhe ShBA-së, ndërsa shtoi se s’ka kërkuar asnjëherë që të bëhet themelimi i Asociacionit por ka kërkuar që një draft ku mbrohet Kushtetuta, Sovranitetit e funksionimi i shtetit më mirë ajo tha do ishte që të hartohej nga vet shteti ynë.
“Më duhet të them me keqardhje se propozimet që shpesh kam bërë për përmirësimin e këtij procesi janë ballafaquar me një sërë dezinformatash e sulmesh të ulëta që nuk i kanë hije askujt në Kosovë. Për të qenë edhe më e qartë, kur unë kam propozuar që draft i Asociacionit të fillohet të diskutohet me ShBA-në, që çështja mos t’i lihet në dorë as Lajçakut as të tjerëve që nuk besojnë në pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar asnjëherë që unë kam kërkuar themelim të Asociacionit, por ka nënkuptuar që më shumë i kam besuar më shumë vetvetes tonë dhe Amerikës, se sa disa byrokratëve nga shtete jo-njohëse”.
“Kam besuar se një draft statut ku mbrohet Kushtetuta, sovraniteti, ku mbrohen kufijt dhe funksionaliteti i shtetit, shumë më mirë hartohet nga vet ne që kemi marrë mandat ta mbrojmë Kosovës, sesa nga disa ekspert të jashtëm që kurrë nuk kanë besuar në projektin e Kosovës të lirë e sovrane”, tha Presidentja Osmani.
E për këtë Osmani tha se ky propozim i saj atë kohe ishte goditur në mënyrë të ulët se kishte shitur interesat e vendit, ndërsa sot tha po kërkohet e njëjta gjë, që draftin ta hartoj Kosova.
Osmani tha se është gënjeshtër që ajo ka thënë që nënshkrimi i marrëveshjes të bëhet njëanshëm, ndërsa sqaroi se si qëndronte realisht deklarata e saj.
Sipas Presidentes Osmani, ajo çfarë kishte thënë ishte se zbatimi i marrëveshjes do të kishte kuptim nëse zbatohet nga dyja palët, dhe nëse njëra tërhiqet tjetra s’do të kishte obligim ta zbatonte, dhe gjëja tjetër që presindetja tha se kishte thënë me deklaratën e javës kaluar, ishte se nëse Serbia përfundimisht se zbaton pjesën e saj, të merrnin garanci të nënshkruara nga aleatët dhe Kosova të zbatonte pjesën e saj, dhe në këmbim të përfshihej nga ata Anëtarësimi në NATO dhe organizata tjera, garanci të sigurisë e mbështetje për njohje.
“Njësoj po ndodh edhe sot, kinse Presidentja paska kërkuar që nënshkrim të njëanmshëm të marrëveshjes. Kjo është gënjeshtër. Ajo që kam thënë nën 1 ,është zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm e vetëm nëse zbatohet nga të dyja palët, dhe kur njëna tërhiqet, tjetra nuk ka obligim ligjor ta zbatoj, dhe nën 2, që nëse shihet përfundimisht që Serbia nuk do ta zbatoj pjesën e saj marrëveshjes, gjë që unë jam e bidur, atëherë besoj që do duhej të diskutonim me aleatët zbatimin e pjesës tonë, në shkëmbim të garancive nga aletët të nënshkruara që përfshin Anëtarësimin në NATO dhe organizata tjera, garanci të sigurisë si dhe mbështetje për njohje të reja, thënë troç që ajo që kam thënë është: Më shumë se nënshkrimi i Presidentit të Serbisë, ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të ShBA-së. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, tha Osmani para deputetëve në Kuvendin e Kosovës.