Kurti në Varshavë: Theksova rrezikun që paraqet Rusia dhe Serbia për rajonin edhe kontinentin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për vizitën e tij në Poloni, pas asaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti në Facebook tha se gjatë fjalimit të tij  në Forumin e Sigurisë të Varshavës ka theksuar rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin dhe kontinentin evropian dhe atë se sipas tij,  Kosova nuk po mbron vetëm integritetin e saj territorial, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjin, njerëzit dhe shoqërinë, por edhe prosperitetin dhe progresin e arritur veçanërisht në tre vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, drejt kryeqendrës së Polonisë për Forumin e Sigurisë të Varshavës. Siguria rajonale, siguria e Evropës dhe bashkërendimi si partnerë demokratë e perëndimorë ishte në fokus të diskutimeve e takimeve të sotme me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže, ndihmës sekretaren amerikane të Mbrojtje për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Celeste Ëallander, Asistentin e Posaçëm të Presidentit Biden dhe Drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, ambasadorin Michael Carpenter dhe kongresistin amerikan Jason Croë.

Diskutime të hapura dhe shkëmbime të rëndësishme patëm edhe gjatë drekës ministeriale të shtruar nga Drejtorja Ekzekutive e Forumit të Varshavës për Siguri, Katarzyna Pisarka, darkës së shtruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Radosłaë Sikorski dhe pritjes së organizuar nga Shefi i Byrosë së Sigurisë Kombëtare, Jacek Sieëiera, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Në kuadër të Forumit, kisha nderin gjithashtu që të mbaj dhe një fjalim mbi temën “Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Ndërlidhja mes Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian”, gjatë të cilit theksova rrezikun që paraqesin Rusia dhe Serbia për rajonin dhe kontinentin evropian dhe atë se Kosova nuk po mbron vetëm integritetin e saj territorial, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe ligjin, njerëzit dhe shoqërinë, por edhe prosperitetin dhe progresin e arritur veçanërisht në tre vitet e fundit. Përgjatë ditës ndoqa nga afër dhe sesionet e ndryshme të paneleve të diskutimit./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews