Emërimi i Rutte në krye të NATO-s vlerësohet lajm i mirë për Kosovën

Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte edhe zyrtarisht e ka pranuar postin e Sekretarit Gjeneral të NATO-s. Njohësit e çështjeve vlerësojnë se ky është një lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë, por shprehën të rezervuar për njohuritë e tij ushtarake.   

E mori pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, në një kohë shumë sfiduese për aleancën më të fuqishme në botë.

Por ish-kryeministri më jetëgjatë në historinë e Holandës, Mark Rutte, tha se mezi po pret të fillojë më punën e re pavarësisht sfidave të shumta që e presin atë në krye te aleancës Veri-Atlantike.

Emërimi i diplomatit holandez në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s po shihet si lajm i mirë për Kosovën  nga njohësit e çështjeve politike.

Profesori universitar Abit Hoxha, thotë se Rutte është një mik i afërt i Kosovës, mirëpo anëtarësimi i vendit në strukturat Veri-Atlantike nuk varet vetëm prej tij.

Tutje, Hoxha shprehet kritik me diplomacinë kosovare dhe thotë se me këtë qasje të qeverisë Kosova i ka dyert e mbyllura në NATO.

“Ish-kryeministri i Holandës ka pasur një politikë gjithmonë pro-aktive për Kosovën. Mund të themi sa ai ka qenë ndër miqtë më të mirë të Kosovës brenda BE-së, por hapja e dyerve të tjera për Kosovën nuk varet shumë prej tij. Ai në krye të NATO-s vetëm do t’i transmetojë politikat të cilat bëhen prej shteteve anëtare të Aleancës. Në anën tjetër gjithashtu ky proces varet edhe nga vet Kosova që por momentin nuk po arrin të bëjë progres të mjaftueshëm”, tha profesori Abit Hoxha për teve1.

Megjithatë analisti politik, Ben Andoni, është më skeptik sa i përket emërimit të Mark Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për shkak të profilit të tij politik.

“Unë mendoj se është lajm i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë por jo edhe për botën. Unë konsideroj se në këto momente NATO-s i duhet një personalitet i cili do të kishte atribute afër luftës. Në këtë pozitë më mirë do të ishte dikush që ka formim ushtarak. Ju i keni parasysh kërcënimet e sotme janë kërcënime reale të Rusisë”, tha analisti politik, Ben Andoni.

Gjatës ditës, krerët e shtetit e kanë uruar Rutten për marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë me të dhe me Aleancën në të cilën Kosova aspiron që një ditë t’i bashkohet.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews