Muzeu Historik në Shkodër, ekspozitë me armë dhe relike të Skënderbeut

Muzeu Historik Shkodër vizitohet çdo ditë e më shumë nga turistë që tregojnë interes për fondin jashtëzakonisht të pasur të tij.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri me dije sot se këtë fundjavë vizitorët mund të vizitojnë edhe ekspozitën “Armë dhe relike të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu” të mbledhura nga koleksionisti Gjergj Marena të hapur në këtë muze.

Beci tha se “ky muze ka një rritje prej 20% të numrit të vizitorëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”.

Muzeu Historik i Shkodrës ndodhet prej 1996 në një shtëpi karakteris­tike shkodrane, që mban emrin “Oso Kuka” ku ndodhet edhe sot.

Ky muze përbëhet nga seksionet e etnografisë, arkeologjisë, artit pamor dhe bibliotekës. Si muze lokal, bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në vartësi të bashkisë Shkodër./atsh

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews