Të mërkurën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
Bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 41 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 19 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që nga dita e enjte dhe e premte moti të pësojë ndryshime të theksuara, parashihen vranësira konvektive të shoqëruara me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të jenë në formë shtrëngate dhe të shpejta.