Dje e sot u njoftua performanca e sontme që Noizy planifkonte ta mbante në Gjilan, përkundër fletarrestit të lëshuar ndaj tij nga Policia e Kosovës.
Por edhe kjo performancë është anuluar, si edhe plot të tjera së fundmi si shkas i problemeve me ligjin.
Noizy përmes një storie në Instagram, njoftoi që sonte nuk do të paraqitet pranë publikut në koncertin e prenotuar.
“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, shkroi reperi.
Organet e rendit paralajmëruan Noizyn se do ta arrestojnë nëse e hasin diku.
Dyshohet se javën e kaluar dy persona janë rrahur keq nga grupi i Noizyt, për çka edhe po kërkohet ky i fundit.