Vuçiq bën agresion diplomatik kundër Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Samitin e të Ardhmes  së OKB-së në New York, ka bërë agresion diplomatik kundër Kosovës, duke qortuar ashpër shtetet perëndimore për  mbështetjen e shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova sipas rezolutës së KS të OKB-së nuk mund të ketë ushtri të armatosur, sepse aty është KFOR-i. Vuçiq ka qortuar  fuqitë perëndimore të cilët  sipas tij, e shfrytëzojnë mbi gënjeshtra fjalën paqe për  favore të veta.

Diskutimin e Vuçiqit  në OKB, e ka deshifruar profesori universitar serb në Beograd  Ivan Videnoviq, i cili ka elaboruar kërcënimet e presidentit të Serbisë ndaj Kosovës.

Profesori i njohur nga Beogradi që është kundërshtar i Vuçiqit,  tërhoqi vëmendjen në atë që e tha Vuçiq dhe shkroi në platformën X se Serbia nuk do të qëndrojë si partnere e BE-së, por as si anëtare e BE-së, pasi do të rrezikojë mbi kërcënimet rajonale, duke pritur momentin e volitshëm në botë  me sulm të armatosur në Kosovë.

Kjo deklaratë e Vuçiqit ishte dhënë edhe në Beograd  krahas  ngjarjeve të dhunshme në veri, por pak kush e ka pritur që Vuçiq ta shpreh kërcënimin edhe në New York.

Para sesionit të seancës së OKB-së Vuçiq,  paralajmëroi në media se  tema  “për Kosovën dhe Metohinë”,do të jetë më e rëndësishmja dhe më pas gjatë diskutimit ai tha:

“Sipas Rezolutës 1244, Prishtina  nuk ka të drejtë në themelimin e forcave të armatosura, por ata e kanë bërë ushtrinë e vet dhe kjo nuk është diçka që e  rrezikon ushtrinë serbe, por rrezikon  qëndrimin në Kosovë të serbëve”.

Në raportim ai tha se  Serbia po e mban nën kontroll  gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Duke kritikuar perëndimin Vuçiq tha se “Kutija e Pandorës nuk është hapur vetëm tash me  sulmin në Ukrainë, por shumë më herët dhe ka pyetur pse liderët e mëdhenj, kur flasin për nevojën e të qenit e lirë Ukraina, njëkohësisht të respektojnë  edhe kapitujt e OKB-së, pse të njëjtët nuk e  respektojnë kapitullin  dhe rezolutën 1244 kur është fjala për  integritetin territorial të Serbisë.

Vuçiq ka treguar dokumentin në të cilin shkruan  se askush nuk mund të ketë forca të armatosura në territorin e  Kosovës. Serbia ka bashkëpunim solid me forcat e OKB-së KFOR.

“Ata që ndërmorën agresion kundër Serbisë dhe që tentuan ta ndajnë territorin e  saj dhe mundohen të na bindin duke na thënë se kjo është demokraci logjike për shkëputjen e Kosovës nga Serbia, çdo ditë u japin armë kësaj që quhet  Forcë e Sigurisë, ndërsa nesër do të bëhen  forca të armatosura shqiptare në territorin e Serbisë. Dhe ,kur i pyesim, në  përputhje me cilin dokument ndërkombëtar po e bëni këtë, pasi krejt kjo është  përpjekje për një nxitje lufte duke qenë shkelje e  normave të OKB-së, atëherë  e merrni përgjigjen më naive  në botë: Ne nuk i zbatojmë  rezolutat dhe kapitujt e OKB-së, sepse për ne (sipas tyre v. j.) situata ka ndryshuar, pasi  ne e kemi njohur pavarësinë e Kosovës para 15  vitesh”, ka thënë Vuçiq./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews