Kryeministri Kurti u takua me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Takimi i radhës bilateral i nivelit të lartë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në New York, ishte me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Palët biseduan rreth avancimit të marrëdhënieve diplomatike dhe hapësirave për rritje të bashkëpunimit e angazhimit të dyanshëm.

U veçuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushat e arsimit dhe kulturës, si dhe në rrafshin ekonomik dhe tregtar e mundësitë për investime në Kosovë, fusha nga të cilat do të kishte përfitime reciproke.

Kryeministri Kurti, gjithashtu përmendi efektet pozitive të arritjes së liberalizimit të vizave, ku tashmë shumë qytetarë tanë krahas qendrave tjera evropiane kanë destinacion të vizitave e qëndrimeve të tyre afatshkurtra edhe qytete të Greqisë.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti shoqërohej nga Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews