Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kritikuar Qeverinë për mosrritje të pensioneve, kështu sipas tij premtimet që ky pushtet i pat bërë nuk janë realizuar thuajse asnjë, shkruan Telegram News.
Hamza theksoi se qeveria Kurti është një qeveri pa rezultate.
“Cdo rritje është e nevojshme, e mirëpritur, por pyetja është pse pse s’i ke bo qe katër vjet? Cka ke bo qe katër vjet për me adresu preokupimet, nevojat e qytetarëve të Kosovës. A ke rrit paga, pensione, rastet të cilat janë ngrit, rastet të cilat janë në proces tregojnë që s’kanë ndodhë. Premtimet që kanë qenë as përafërsisht s’janë përmbush. Sa e gjatë ështē lista e premtimeve të parealizuara. Për me përmbledh, konstatojmë se është një qeveri që për katër vjet, mos të harrojmë edhe një pjesë të vitit 2020, është qeveria pa rezultate.”, tha Hamza në Debat Plus./Telegram News/