Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për dialogun dhe prioritetet e tij, shkruan Telegram News.
Hamza thotë se prioritetet e tij janë, interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj vijnë individët brenda partive.
“Si shtet duhet të sillemi të përgjegjshëm. Dialogu nuk është proces populist që shumë ta jep hapësirën me konvertu në votë, nëse don me qenë korrekt me interesin e shtetit. Për mua prioritet janë të qarta, interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj individët brenda partisë politike”, tha Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeminstër thotë se dialogu nuk është temë e lehtë, dhe se kryeministri Kurti ka pranuar ofertën më të keqe, meqë marrëveshja përmban Rezolutën 1244 dhe Arbitrazhin.
“Dialogu s’është temë e lehtë, s’ka qenë as për qeveritë e kaluara as për këtë aktualen. Na mundemi me vendos si prioritet kudo, ama është problem real dhe është temë në tavolinë. Veriu është tepër i rëndësishëm, është pjesë integrale e Kosovës, por është një përqindje e caktuar e problemeve në raport me problem që i ka Kosovë që besoj se do të kemi mundësi me i trajtu”, u shpreh Hamza në Debat Plus.