Hezbollah kreu disa operacione që synojnë Izraelin sonte. Ndër këto operacione janë sulme ndaj Safed, që e sulmoi me 80 raketa, dhe në vendbanimet e “Kiryat Ata” dhe “Ahihud” me gjithsej 100 raketa.
Të enjten në mbrëmje, Hezbollah gjuajti 80 raketa në qytetin e Safed, në veri të Izraelit dhe 50 raketa në Kiryat Ata, në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj qyteteve, fshatrave dhe civilëve në Liban.
Hezbollah gjithashtu gjuajti 50 raketa në vendbanimin Ahihud dhe sulmoi selinë e komandës veriore të ushtrisë izraelite në bazën Dado, transmeton Telegram News.
Hezbollah gjithashtu kreu një sulm ajrore, duke përdorur një skuadron dronësh, në bazën Shamshon, e cila shërben si qendër për përgatitjen e ushtarëve dhe një njësi rajonale të ushtrisë izraelite. Dronët po qëllonin saktësisht në pozicionet e oficerëve dhe ushtarëve.
Në një operacion tjetër, njësitë e mbrojtjes ajrore të Hezbollahut qëlluan dy aeroplanë ushtarakë izraelitë që vinin nga drejtimi i detit në qytetin jugor libanez të Adloun, duke i detyruar ata të linin hapësirën ajrore libaneze.
Në deklaratat e tij, Hezbollah theksoi se këto operacione u kryen në mbështetje të popullit palestinez në Rripin e Gazës, duke ndihmuar rezistencën e tyre dhe mbrojtjen e Libanit dhe popullit të tij. /TelegramNews/