Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, në Debat Plus ka folur në lidhje me ndonjë mundësi të mundshme për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Hamza thotë se më shumë e preferon opozitën për shkak të programit dhe konceptit, mirëpo thotë se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti përfshi Lëvizjen Vetëvendosje.
“Në vitin 2019 këtu në Debat Plus nuk kam vendosur vija të kuqe, pse. Të gjitha partitë janë të Kosovës. Partitë i votojnë qytetarët e Kosovës. Nuk jam prej atyre që thonë vetëm ata që e votojnë PDK-në janë të mirë. E them që ka njerëz të mriz edhe ne PDK, edhe në LDK, edhe LVV, edhe në partitë tjera. Nuk jam prej atyre që; nëse je me mua je i mirë e nëse nuk je me mua je i keq.
Për mua koalicion i preferuar për shkak të programit, koncepte politike është më i pranueshëm me partitë në opozitë. Me LDK-në. Me LVV-në për shkak të dallimeve konceptuale, të kaluarës nuk është koalicion i preferuar. Por, vijat e kuqe janë treguar të paqëndrueshme dhe një diçka që nuk e kam bërë të kaluarën, dhe nuk e kam ditur a janë të qëndrueshme a s’janë krejt, nuk e bëj as sot, kur e kam parë sot që kanë dështuar”, ka thënë Hamza.
Hamza është shprehur i gatshëm të përballet në debat me të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër.
“Me knaqësinë më të madhe jam i gatshëm për t’u përballur me të gjithë kandidatët për Kryeministër, me respekt dhe me krejt garancat që ka me qenë debat politikë, professional dhe prej anës time 100 për qind i edukuar”, thotë Hamza.
Lexo më shumë rreth intervistës së Bedri Hamzës
Hamza: Dialogu s’është temë e lehtë, Kurti pranoi ofertën më të keqe (telegramnews.com)
Hamza: Qeveria Kurti nuk i ka përmbush premtimet, qeveri pa rezultate (telegramnews.com)