Drejtuesit e BE-së nuk janë të interesuar për ta mbështetur Hungarinë, rreth një plani për paqe në Ukraninë.
Hungaria prej kur mori drejtimin e BE-së, mandatin e ka filluar duke u takuar me Presidentin Rus Vlladimir Putin, dhe më pas me presidentin Kinez.
Dy takimet e Viktor Orban, janë kritikuar ashpër nga zyrtarët e BE-së të cilënt qasjen e Orbanit në këto takime e shohin si një orjentim angazhimi për paqe në Ukrainë në disa faza .
Hungaria po punon për një konferencë të dytë në mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe pse Ukraina ka thënë se nuk i beson paqes së Orbanit.
Viktor Orban, që njihet si mbështetës i Putinit dhe Rusisë ka propozuar që Ukraina të pajtohet me aneksimin aktual nga Rusia dhe sipërfaqen e okupuar ukrainase nga Rusia, në mënyrë që Rusia ta pranojë paqen.
Ukraina nuk e ka pranuar planin e Orban dhe është skeptike se një plan i Orbanit, mund ta pushojë luftën në ukrainë.
Volodymyr Zelenski ka përsëritur idenë se Rusia duhet të tërhiqet nga të gjitha territoret ukrainase dhe të mos interferojë në të ardhmen e Ukrainës me NATO-n, diçka që Ukraina e sheh si të vetmen garanci të jetës së këtij shteti të pasur me bukë dhe miniera e metale.
Të mllefosur me Orban, shumë zyrtarë të BE-së nuk i përcjellin takimet e tij në forume dhe aktivitete të këtij organizmi./Telegram News