Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera për një valixhe të dyshimtë që u raportua sot në Ferizaj.
Nga Policia kanë bërë të ditur se në të nuk kishte asgjë të dyshimte dhe se një qytetare e kishte harruar. Rruga që ishte bllokuar, tashmë është liruar për qarkullim.
“Ka përfunduar i gjithë operacioni i policisë në lidhje me informatën e valixhes së dyshuar në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj. Është lajmëruar një qytetare që e ka harruar aty padashje. Njëkohësisht është kontrolluar valixhja dhe nuk ka pasur asgjë të dyshuar
Të gjitha njësitet janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe është liruar rruga. Ndërsa qytetarja është ftuar për intervistë në stacionin e policisë në Ferizaj.