Abdixhiku: Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me Kryesinë dhe kryetarët e degëve të partisë, ku janë finalizuar përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku ka thënë se në këtë takim u diskutua orari elektoral, agjenda zgjedhore, si dhe organizimi i shtabit dhe hapja zyrtare e fushatës.

Kandidatit për kryeministër e vlerësoi si shumë pozitiv momentumin aktual të LDK-së.

“Mbajtëm takimin e Kryesisë dhe Kryetarëve të Degëve.

Finalizuam orarin elektoral, finalizuam agjendën zgjedhore, shtabin e përgatitjet e nevojshme për hapjen e madhe!

Momentum i mirë! Unitet e përkushtim siç na duhet tani! I falënderova për angazhimin në ‘Turneun e Ndryshimit’, u kërkova angazhim monumental në një moment historik për vendin.

LDK-ja është dhe do të mbetet shtëpia e shpresës për të gjithë ata që besojnë në Kosovën e mundësive, dinjitetit dhe mirëqenies. Ndryshimi po vjen – dhe së bashku do ta sjellim këtë ndryshim më 9 shkurt!

Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews