Krasniqi: VV-ja po vetëkënaqet me sondazhe, Abdixhiku do të jetë kryeministër

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, njëherësh edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se subjekti në të cilin bën pjesë është duke marrë mbështetje të madhe nga qytetarët.

Në “DPT Fidani”, ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, është duke u vetëkënaqur me sondazhet që janë bërë matjet e hershme të rezultateve të mundshme në zgjedhjet nacionale të 2025-së.

“Mbrëmë patëm takimin për fundvit në Vushtrri kemi pas shumë njerëz, tani kanë ardhur edhe bashkatdhetarët, salla nuk i ka nxënë. Kemi kaluar shumë mirë, është një pritje e ngrohtë sepse qytetarët po duan ndryshim”.

“Ne po garojmë për vendin e parë, sepse jemi partia e parë që kemi bërë një planprogram që është i implementueshëm. E kemi një parti në pushtet që ka premtuar shumë dhe asgjë nuk ka realizuar. Të gjitha që i kemi në planprogramin e LDK-së janë të realizueshme”.

“LVV-ja nuk po ka çfarë të tregojë për punët e veta, premtimeve që nuk iu kanë përmbajtur asnjë. Janë duke dalë me disa sondazhe që janë duke i blerë dhe po e vetëkënaqin veten e tyre, ato janë sondazhe vetëm se po e vetëkënaqin veten e vet. Unë këtyre sondazheve nuk iu besoj hiç”.

“Sepse nuk kanë asnjë projekt tjetër të dalin në publik që të vetëkënaqen, por vetëm me sondazhe. Ne sondazhe i kemi takimet me qytetarët, i keni parë edhe të gjitha sallat e mbushura, në çdo shtëpi dhe çdo qytet jemi të mirëpritur”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews