Ushtria pa ushqim, kryeministri  flet për  75 mijë të punësuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje, tha se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm, derisa theksoi se po tentojnë të krijojnë  zgjidhje të qëndrueshme për ushqim të FSK-së. Maqedonci foli edhe për largimin e ushtarëve nga FSK, ku tha se deri tani 119 sosh e kanë lënë ushtrinë. Mirëpo, ai tha se në konkursin e ri 1300 qytetarë kanë aplikuar për konkursin që pranon 300 ushtarë.

Në rrethana të tilla kur as ushtria nuk ka ushqim të standardit  ushtarak, Kryeministri  shpalos shifra enorme të punësimeve  gjatë mandatit të tij.
Se ka filluar  fushatë e egër  tre muaj para kohe, flet shembulli i  urdhërave  të Kurtit për anëtarësinë e LVV-së në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë për  ta  mbrojtur dhe rritur   votën e vitit 2021, duke anashkaluar problemet  jetike të vendit, për të cilat ai nuk e ka folur asnjë fjalë të vetme.

Problemi i  ushqimit të FSK-së,  largimi i 119 ushtarëve nga ushtria, problemet tjera me  tenderët një burimorë, hapja e hetimeve  të prokurorisë nëpër shumë ministri  të kësaj Qeverie, nuk diskutohen kurrë në asnjë forum partiak.

Kryeministri ka hapur një terren të ri propagandistik për të treguar  punësimet që kanë ndodhur nën Qeverinë e tij dhe   lidhur me këtë ai ka  thënë se  Qeveria e tij është e para e pasluftës ku s’pati protestë në të cilën u shfaq parulla “Duam punë”. Sipas Kurtit, kjo ndodhi për shkak të vendeve të reja të punës gjatë mandatit të tij.

Në një deklaratë rreth punësimeve  dhe mos shfaqjes së protestave me kërkesa për punë e paga, Kurti ka  thënë se në mandatin e tij qeverisës nuk figuron protesta me parullën  “duam punë”, ”duam paga më të larta”,” kushte dinjitoze” dhe krejt  këto ,Kryeministri i ndërlidh me punësimin e 75 mijë  vetave gjatë mandatit të tij qeverisës.

Këto deklarata Kurti i bëri  gjatë një konference për Turizëm të Qëndrueshëm organizuar në Ministrinë e Indurstrisë, Ndërmarrësisë  dhe Tregtisë .

Kurti ka thënë se Kosova ka rritje ekonomike prej 6.2% që tregon  zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Analisti ekonomik Selatin Retkoceri: Kosova është zbrazur gjatë Qeverisë Kurti, prandaj s’ka kush të protestojë në rrugë

Pretendimi i Kryeministrit Kurti se e ka ulur shkallën e papunësisë në vend është i paqëndrueshëm”, konstaton eksperti për ekonomi Selatin retkoceri dhe shton:

“Papunësia në vendin tonë në rrethanat aktuale të  emigrimit tmerrësisht të lartë, nuk mund të matet, së paku  pa e ditur numrin e shqiptarëve të aftë për punë ,të cilët  e kanë lëshuar vendin  vitet e fundit. 75,000 punëtor të punësuar për 4 vite, kjo shifër nuk është reale. Po të  të zvogëlosh shkallën e papunësisë duke shfrytëzuar ikjen masive të të rinjve, nuk është në rregull, pastaj ta konsiderosh punësim formalizimin e punëtorëve që ishin duke punuar, por nuk ishin të paraqitur  në ATK, të mos konsiderosh faktorin vajzë dhe grua si fuqi punëtore e cila më shumë se 70% nuk punon, vazhdojmë me përfituesit e ndihmave sociale dhe të super punës që  paraqiten  në ATK, vetëm sa për të përfituar një ndihmë të përkohshme e cila me të përfunduar kontrata gjashtëmujore pushon edhe punësimi. Kurse pse populli nuk proteston kjo është shumë  e qartë: s’ka kush të protestojë, sepse pjesa më vitale e popullit tonë ka ikur nga vendi”.

Qeveria  Kurti, ngulfat zhvillimin  ekonomik  ndërsa investitorët ikin për  shkak të pasigurisë ku  ai flet për luftën

Ish  kryetari i Odës Ekonomike (OEK)  dhe eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, ka  atakuar politikat e Qeverisë  për degradim të vazhdueshëm rreth investitorëve në Kosovë dhe largimet masive të të rinjve gjë që vërtetohet me pamjet dhe statistikat e udhëtgimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Largimi po e shkatërron ekonominë e Kosovës”, nënvizon eksperti Gërxhaliu  dhe shton: “Sektori privat po përballet me sfida të mëdha për të gjetur punonjës të aftë, ndërkohë që bizneset po mbyllen për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe klientëve. Ikja e konsumatorëve dhe fuqisë blerëse po e varfëron më tej ekonominë tonë, duke e bërë të varur nga remitencat.

Fluturimet nga Aeroporti “Adem Jashari” janë rritur me 60% krahasuar me vitin e kaluar, pa përfshirë ata që largohen përmes Shkupit. Ndërsa qeveria nuk ka marrë masa për ta adresuar këtë krizë, duket se prioritetet e institucioneve janë të tjera. Përmes gjobave ndaj bizneseve, duket se po kontribuojnë në zbrazjen e mëtejshme të vendit.

Nëse kjo gjendje vazhdon, Kosova do të humbasë një pjesë të madhe të kapitalit të saj njerëzor, duke u kthyer në një vend me pak mundësi reale për të rinjtë dhe profesionistët. Ky largim i heshtur është një krizë që po minon themelet e shoqërisë dhe ekonomisë sonë”, thotë Gërxhaliu.

Në Kosovë papunësia  është 38%, Qeveria me statistika të manipuluara populiste

“Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Statistikore të Kosovës, popullësia e përgjithshme e Kosovës arrin në 1.560.000 banorë, nga të cilët 1.174.836 janë mbi moshën 18 vjece.
Në këtë grup, 425.499 përsona janë të punësuar në sektorin publik dhe privat, ndërsa 85.000 të tjerë, janë të vetë punësuar në ndërmarrje mikro apo start-up, e që nuk janë të regjistruar formalisht si të punësuar.
Po ashtu, 71.000 përsona janë studentë në Kosovë që ndjekin institucionet publike dhe private të arsimit”, pohon Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë dhe analisti Selatin Retkoceri ka thënë gjithashtu  se Kosova ka papunësi 37-38%.

Duke  folur me shifra statistikore të ASK-së Retkoceri ka thënë për Telegram News se  rritja ekonomike e Qeverisë Kurti, nuk është më e madhe se 3.9%. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews