Raporti i Bankës Botërore (BB) rreth punësimit nga autorja Islina Rossi, publikoi shifrën e saktë se Kosova ka shkallën më të ulët të punësimit në Ballkanin Perëndimor. Kosova ka 37.1% të punësuar dhe është vendi me më së paku të punësuar në këtë rajon. Kështu konfirmon Raporti i Rregull Ekonomik i BB për të punësuarit në Kosovë. Kështu edhe zyrtarisht demantohet Qeveria Kurti se Kosova ka vetëm 4% të papunë.
Duke folur për rritjen në punësim, kryeministri Kurti e më pas edhe partia e tij dhe dikasteret qeveritare, konfirmuan shifrën prej 20% të punësimeve në Kosovë, ndërsa konfirmuan se papunësia në Kosovë është në shkallën 4%. Kurti dhe sektorët qeveritarë konfirmuan punësimin e 75 mijë punëtorëve në Kosovë dhe para pak ditësh në një takim me mërgimtarët në Gjermani, Albin Kurti u tha të pranishmëve se “nëse ju këtu nuk keni ku punësoni ndokënd, dërgojeni te unë…”
“Qeveria Kurti po mundohet në çdo aspekt ta mashtrojë opinionin me suksese gjatë këtij mandati”, ka thënë ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ekspert i ekonomisë dhe trendit të dinamikës së punësimeve.
Ai ka thënë se kurrë nuk ka ndodhur deri më tani si në Qeverinë Kurti që t’i hidhet hi syve opinionit për t’i mbuluar 2300 tenderë një burimorë me qindra mijëra euro për partiakët, miqtë, shokët dhe dashamirët, pa dhënë askush llogari për shpenzimin e buxhetit të shtetit.
“Qeveria Kurti po e çon shtetin kah niveli i shtetit social dhe mëshirës për ta vënë në pritje prej 100 eurove qytetarin tonë dhe kjo Qeveri ka hyrë në “gjakderdhje financiare”, ka thëni ai për Telegram News
Gërxhaliu duke sqaruar shifrat e papunësisë thotë se shifra e papunë në Kosovë është saktë 38%. Kjo shifër rrjedh nga Agjensia e Statistikave të Kosovës, e cila konfirmon se Kosova ka 1.569.000 banorë nga të cilët 1.174.836, janë moshë mbi 18 vjeçe.Në këtë kategori 425.499 përsona janë të punësuar në sektorin publik dhe privat ndërsa 85.000 të tjerë,janë të vetëpunësuar, në ndërmarrje mikro apo start -up e që figurojnë të regjistruar si formalisht të punësuar.
Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të moderuar ekonomike gjatë vitit 2024, ndonëse paralajmëron se parashikimi për të ardhmen mbetet i pasigurt. Në raportin Bankës Botërore me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, parashihet që Kosova të ketë normën e rritjes ekonomike prej 3.8 për qind, duke demantuar Qeverinë Kurti se Kosova ka rritje ekonomike prej 6.1%.
BB thotë se gjatë vitit 2025.Kosova pritet të mos ketë rritje ekonomike më shumë se 3.9%, ndërsa në Ballkanin Perëndimor, rritjen më të madhe prite ta ketë Serbia me 4.2%.
Më tej ai ka shtuar se, “Pavarësisht perspektivës pozitive, rajoni vijon të mbetet i ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh, si rritja e ngadaltë ekonomike në nivel global, kthimi i inflacionit sërish në nivele të larta, pasiguritë politike dhe ngjarjet ekstreme të motit”.
BB njofton se Shqipëria do të ketë rritje ekonomike për këtë vit 3.3 për qind, ndërsa në vitin 2025 norma e kësaj rritje pritet të jetë 3.4 për qind. Mali i Zi për vitin 2024 do të ketë 3.4 për qind, për vitin 2025 ajo pritet të jetë 3.5 për qind. Ndërsa, Maqedonia Veriore për këtë vit pritet të ketë rritje ekonomike 1.8 për qind, ndërsa për vitin 2025 parashihet të jetë 2.5 për qind.
Serbia pritet të ketë rritje ekonomike për këtë vit 3.8 për qind, ndërsa për vitin 2025 kjo rritje pritet të jetë sipas Bankës Botërore 4.2 për qind.
Ballkani Perëndimor, pritet të ketë rritje ekonomike
Sipas Bankës Botërore, me forcimin e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, standardet e jetesës në rajon do të rriten gradualisht me ato të ekonomive më të përparuara të Bashkimit Evropian.
“Megjithatë, ruajtja e vrullit të rritjes dhe përshpejtimi i ritmit të konvergjencës kërkon reforma strukturore, përfshirë ato të përshkruara në Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian”, thuhet në raport.
Sipas raportit, nëse menaxhohet në mënyrë efektive, migracioni mund të ndikojë pozitivisht në zbutjen e varfërisë, nxitjen e eksporteve dhe thithjen e investimeve, duke rezultuar në këtë mënyrë në krijimin e vendeve të punës dhe transferimin e njohurive.
BB, konfirmon se Kosova ka edhe shkallën më të lartë të azil kërkim në shtetet e BE-së./Telegram News